Podujevë, vdes një këmbësore pasi goditet nga një automjet

Kronikë e zezë

Podujevë, vdes një këmbësore pasi goditet nga një automjet

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur dje në Podujevë, pasi derisa ishte duke ecur ishte goditur nga një automjet.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se është arrestuar shoferi i automjetit.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat