Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar pesë raste të dhunës në familje- dy në Ferizaj, një në Kaçanik, një në Shtërpcë dhe një në Han të Elezit.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

Njoftimi i plotë:

Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21- 27/08/2023 janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste  në Ferizaj , 1 rast në Kaçanik, 1 rast në Shtërpcë dhe 1 rast në Han të Elezit

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat