Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet në Morinë 39-vjeçari

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet në Morinë 39-vjeçari

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 10:54
Morinë

Arrestohet në Morinë 39-vjeçari me inicialet H.D., nga Kosova pasi tentoi të kontrabandonte mallra.

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve në automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga 39-vjeçari, u gjetën një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhej paguar akcizë.

NJOFTIMI:

PKK Morinë/Intensifikohen kontrollet në hyrje/dalje, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare. Tentoi të kontrabandonte në vendin tonë, një shumëllojshmëri mallrash (disa prej të cilave me akcizë), kapet në flagrancë dhe arrestohet 39 vjeçari nga Kosova.

Sekuestrohen mallrat. Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme, në vendin tonë. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë. Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat