Kaluan ilegalisht kufirin, lirohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Kaluan ilegalisht kufirin, lirohen të dyshuarit

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:28
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në Sharpel të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur dje (e mërkurë), rreth orës 15:10.

“Policia ka ndaluar automjetin me targa të Beogradit me ngasës dhe një pasagjer meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbisë-R. Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat