Shpërthimi në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Shpërthimi në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e shpërthimit që kishte ndodhur në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë më 9 qershor 2023.

Sipas njoftimit në bazë hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dyshohej se mjeti shpërthyes kishte qenë granatë dore.

Shpërthimi kishte ndodhur në afërsi të derës së hyrjes së lokalit dhe si pasojë e shpërthimit kishte pasur dëme materiale në atë lokal e gjithashtu ishin dëmtuar xhamat edhe të dy lokaleve të tjera.

Në lidhje me rastin ishte njoftuar prokuroi dhe sipas udhëzimeve të tij ishte iniciuar rasti për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia pas hetime disa mujore në lidhje me këtë rast dhe kishin arritur të siguronin prova materiale të rëndësishme për identifikimin e personave të dyshuar.

“Hetuesit rajonal sot kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja të cilat janë sekuestruar”, ka njoftuar PK.

 Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë.

Të dyshuarit  A.D., 25 vjeçar dhe G.H.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit,  u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat