I dyshuari për therjen me thikë në Mitrovicë, ndodhet në arrati

Kronikë e zezë

I dyshuari për therjen me thikë në Mitrovicë, ndodhet në arrati

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:06
Policia

Sot u raportua për një incident në qendër të qytetit të Mitrovicës, ku një person u ther me thikë dhe për pasojë mori lëndime trupore me ç’rast u dërgua në spital.

Teksa i dyshuari ende nuk është kapur, policia deri tani nuk e din motivin e kësaj ngjarje./kp

"I dyshuari është identifikuar nga policia dhe ndodhet në arrati, derisa pjesëtarët e policisë janë duke punuar intensivisht në kapjen sa më parë të autorit. Ende nuk kemi arritur të kuptojmë motivin e këtij incidenti.

Nuk kemi arritur të marrim akoma deklaratë nga viktima meqë ai pasi është trajtuar në spital është liruar. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë", ka thënë, Ilmi Prekazi, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat