Babai në Fushë Kosovë kërcënon me jetë vajzën e tij, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Babai në Fushë Kosovë kërcënon me jetë vajzën e tij, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Telashet familjare shpeshherë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. E në shumë raste viktima janë fëmijët që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga prindërit e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë vajzën e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 18-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi që babai i saj e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Si rezultat i denoncimit, 60-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka mohuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat