Digjet një objekt edhe në Kamenicë

Kronikë e zezë

Digjet një objekt edhe në Kamenicë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Mbrëmë në Prizren është përfshirë nga zjarri një objekt i që shërbente si punëtori mobiliesh.

Sipas ankuesit, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e demit është e konsiderueshme.

Një vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Rasti mbetet nën hetime.

Kurse, në fshatin Kololec të Kamenicës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri një shtëpi e pa banuar dhe një objekt ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat