E dhimbshme: Vdes 10-vjeçari që u godit nga vetura dy javë më parë në Lipjan

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Vdes 10-vjeçari që u godit nga vetura dy javë më parë në Lipjan

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Një aksident në trafik e kishte lënë me lëndime të rënda një fëmijë 10-vjeçar në Lipjan.

I mituri të premten e 4 gushtit ishte goditur nga një veturë dhe i njëjti ishte dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej deri dje në repartin e Mjekimit Intensiv.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 10-vjeçari nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje pasdite.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat