Vdes një person në Mitrovicë, pasi ra nga kati i tretë

Kronikë e zezë

Vdes një person në Mitrovicë, pasi ra nga kati i tretë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë sot në Mitrovicë.

Ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij që gjendet në lagjën “Tjegullore”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Loshi”, rreth orës 15:23.

“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën “Ismail Loshi në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të lll-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat