Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Junik

Kronikë e zezë

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Junik

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici një rast të vjedhjes së rëndë që i ka ndodhur në shtëpinë e tij në Junik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës ku sipas ankuesit, persona të panjohur i kanë grabitur para dhe ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  person-a të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij, ku janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave si dhe stoli ari.

Rasti mbetet nën hetime”, bën të ditur policia. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat