Aksident i rëndë në Carrallukë të Malishevës: Disa të lënduar rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Carrallukë të Malishevës: Disa të lënduar rëndë

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Si pasojë, disa dëshmitarë kanë thënë se 3-4 persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar media shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Një dëshmitar i ka thënë nacionales se aksidente në këtë vend ka shumë, pasi rruga është prerë kinse për t’u rregulluar, e ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Pamje:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat