​Serbi i dehur përplas me makinë policin në Zveçan

Kronikë e zezë

​Serbi i dehur përplas me makinë policin në Zveçan

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një qytetar serb i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit ka përplasur një polic i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Soqanicë të komunës së Zveçanit mbrëmjen e së shtunës pas orës 22:00.

Oficeri policor ka pësuar lëndime trupore për çka është detyruar të pranojë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat