Voziti 217 km/h në rrugën Pejë-Prishtinë, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

Kronikë e zezë

Voziti 217 km/h në rrugën Pejë-Prishtinë, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Dje në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë policia ka identifikuar një automjet, ngasësi i së cilës në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h ka drejtuar mjetin me shpejtësi prej 217km/h.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre muaj, njofton policia.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor dhe të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë”, përfundon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat