“Kam me ju vra e n’thes me ju shti”/ Nëna në Prishtinë tmerrohet nga i biri

Kronikë e zezë

“Kam me ju vra e n’thes me ju shti”/ Nëna në Prishtinë tmerrohet nga i biri

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 23:49
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes.

Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë dhe kërcënohen nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe të martën në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari 20-vjeçar përveç dhunës psikike, edhe e ka kërcënuar nënën e tij me fjalët “Kom me ju vra edhe në thes me ju shti”.

Kjo ka bërë që nëna e tij ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat