Vetura e policisë godet një fëmijë në Gjilan

Kronikë e zezë

Vetura e policisë godet një fëmijë në Gjilan

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Vetura zyrtare e Policisë së Kosovës ka goditur një të mitur me trotinet sot në Gjilan.

Lajmin për Arbresh e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Gjilanit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Me datën 08.08.2023 rreth orës 14:00 Polica e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Hetues policor nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur një veture zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka aksidentuar një të mitur me trotinet. Viktima me urgjencë është dërguar në Spitalin rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

Tutje, si theksoi se rrethanat rreth këtij rasti po hetohen nga ana e hetuesve të komunikacionit rrugor Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat