Dasmori në Vushtrri gjuan tetë herë nga vetura në shenjë gëzimi, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Dasmori në Vushtrri gjuan tetë herë nga vetura në shenjë gëzimi, përfundon në Polici

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:59
Ilustrim

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.

Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person në Vushtrri, i cili u fut në telashe me Policinë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Nadakovc, ku ishte organizuar një aheng familjar dhe u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, njëri nga dasmorët ka gjuajtur disa herë me armë në shenjë gëzimi nga vetura e tij, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët e tjerë.

Pasi Policia e kapi të dyshuarin, i njëjti e ka dorëzuar armën, e cila është sekuestruar, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat