Dy punëtorë sigurimi denoncohen se sulmuan dhe kërcënuan dy të rinj në ‘Doku Night’ në Prizren

Kronikë e zezë

Dy punëtorë sigurimi denoncohen se sulmuan dhe kërcënuan dy të rinj në ‘Doku Night’ në Prizren

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 11:24
Prizren

Edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” që mbahet në Prizren ka nisur që disa ditë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident, deri mbrëmë, kur dy të rinj, kërkuan ndihmën e Policisë. Viktimat i kanë denoncuar dy punëtorë të sigurimit fizik, nën dyshimin për sulm e kanosje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, që u raportua nga një 22-vjeçar dhe një 20-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit, sigurim fizik në Doku Night, i ka sulmuar dy të rinjtë, ndërsa i dyshuari tjetër i ka kanosur, pas një debati verbal që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Sinjali mëson se gjithçka nisi pasi të dyshuarit kanë kërkuar nga dy të rinjtë që të largohen dhe siç duket kanë hasur në rezistencë, për çka vendosën ta ‘kryejnë punën” vet.

Por, për pasojë, punëtorët e sigurimit u shoqëruan në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë versionet e tyre për atë që ka ndodhur në orët e para të së dielës.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, për të zbuluar rrethanat e incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat