IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Kronikë e zezë

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:49
IPK

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se dje kanë arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Podujevë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat