Eskalon në të shtëna përleshja mes vëllezërve në Pejë

Kronikë e zezë

Eskalon në të shtëna përleshja mes vëllezërve në Pejë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Dy vëllezër në Pejë janë arrestuar pas përleshjes që kanë pasur, e që ka eskaluar në të shtëna.

“Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë”.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat