Dy të mitur shkaktojnë 800 euro dëme në shkollën e fshatit Osek Hylë në Gjakovë, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Dy të mitur shkaktojnë 800 euro dëme në shkollën e fshatit Osek Hylë në Gjakovë, intervenon Policia

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Objektet e institucioneve të ndryshme, shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët përmes akteve vandale shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale. Kështu ka ndodhur dje edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Isa Boletini’ në fshatin Osek Hylë në Gjakovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se stafi i shkollës ka denoncuar rastin në organet e rendit, ku ka deklaruar se janë vërejtur dëmtime në pjesë të ndryshme të shkollës, vlera e të cilave shkon në rreth 800 euro.

Bazuar në dëshminë e tij, këtë veprim të shëmtuar e kanë kryer dy të mitur, të cilët nuk janë nxënës të shkollës.

Njëri i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në praninë e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës, ndërsa i dyshuari tjetër është në kërkim policor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat