Pesë persona të lënduar në një aksident në Gjakovë, digjet një veturë

Kronikë e zezë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Gjakovë, digjet një veturë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë persona kanë mbetur të lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, njëra prej tyre është djegur tërësisht.

”Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi (zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin). Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime  kanë pësuar pesë persona”,  ka thënë Elezaj.

Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat