Burri në Bardhosh ushtron dhunë ndaj gruas së tij dhe arratiset

Kronikë e zezë

Burri në Bardhosh ushtron dhunë ndaj gruas së tij dhe arratiset

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në fshatin Bardhosh të Prishtinës, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Mësohet se pas një konflikti verbal mes çiftit, i dyshuari ka eskaluar në dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke e goditur me grushte.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat