Konflikt familjar në Prizren: Babai kërcënon djalin e tij, ai e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Prizren: Babai kërcënon djalin e tij, ai e denoncon në Polici

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 00:18
Policia e Kosovës

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

E në shumë raste konfliktet eskalojnë në ofendime e kërcënime, me ç’rast nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku një person dyshohet se ka kanosur djalin e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 27-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka denoncuar babanë e tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’, ndërsa i dyshuari do të hetohet në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat