500 euro gjobë dhe 1 vit ndalim i drejtimit të automjetit, voziti 116 km/h në zonën 40 km/h

Kronikë e zezë

500 euro gjobë dhe 1 vit ndalim i drejtimit të automjetit, voziti 116 km/h në zonën 40 km/h

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e ka gjobitur një shofer nga Mitrovica me 500 euro dhe ia ka ndaluar vozitjen për një vit pasi i njëjti ka vozitur 76 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar.

Shoferi në zonën 40 km/h ka vozitur 116 km/h.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë  në  zonën e  Vushtrrisë,  gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë.

Ajo  ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 116 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat