Ngritet aktakuzë ndaj dy të arrestuarve serbë në Jarinje të dyshuar për terrorizëm

Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë ndaj dy të arrestuarve serbë në Jarinje të dyshuar për terrorizëm

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 17:35
Foto dy të arrestuarit serbë

Para mëse dy javë më parë të dyshuarve për përgatitje të veprave terroriste Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekulliq u ishte vazhduar masa e paraqburgimit për edhe një muaj, pas arrestimit të tyre në pikëkalimin kufitar në Jarinje në fund të muajit maj nën dyshimet për veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrja në turmat që kryen vepra penale dhe huliganizmi”.

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj dy serbëve (shtetas të Serbisë) të dyshuar për terrorizëm ku edhe kanë ofruar detaje në lidhje me veprimtiarinë, dyshimet që rëndojnë mbi të dhe të tjera, ku shpjegohet gjithashttu edhe se në datën e arrestimit të tyre ishte edhe dhuna masive që shpërtheu ndaj misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, ku afro 30 pjesëtar të KFOR-it u lënduan rëndë.

Kujtojmë se atyre gjatë ndalimit u ishin gjetur armë të ftofta, mjete shpërthyese, maska kamuflazhi dhe kapelë me mbishkrime “Baretave Serbe”, thikë ushtarake, shufra metalike, çekan metalik, mjete këto të cilat konstatohej se planifikoheshin për t’u përdorur për të sulmuar misionin paqeruajtës dhe Policinë e Kosovës.

“S.J dhe I.S. kanë tentuar të marrin pjesë në turmën e mbledhur dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit, në atë mënyrë që me datën 30.05.2023, në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, komuna e Leposaviqit, fillimisht e kanë kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore të nevojshme, sende të destinuara për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtimin e objekteve publike dhe private si dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore personave zyrtar, duke qenë në kontakt me pjesëmarrës tjerë të turmës në Leposaviq, janë pajtuar që ti bashkëngjiten turmës së dhunshme të protestuesve serb të datës 29.05.2023”.

“… protestuesit kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat ishin lënduar të paktën (tridhjetë) 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, (tre) 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë, mirëpo, të njëjtit janë ndalur nga ana e pjesëtarëve të policisë së Republikës së Kosovës dhe kështu është pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur”, njofton prokuroria.

Javë më parë atyre iu vazhdua masa e paraburgimit për edhe një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat