I gjendet heroinë në banesë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

I gjendet heroinë në banesë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Të martën në Prishtinë është arrestuar një person për posedim të heroinës dhe marihuanës.

Atij po ashtu i është gjetur edhe një shishe metadon.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 17.60 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3.09 gramë marihuanë, një grinder, dy peshore digjitale, një shishe metadon, një telefon, 165 euro”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat