Motoçiklisti në gjendje të rëndë, ky është shoferi i arrestuar për aksidentin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Motoçiklisti në gjendje të rëndë, ky është shoferi i arrestuar për aksidentin në Prishtinë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Motoçiklisti që u përfshi të enjten në një aksident trafiku në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ndodhet akoma në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa shoferi i veturës që e goditi është arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se shoferi i dyshuar është M.Hakaj nga Peja, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së enjten, kur shoferi i veturës me targa vendore dyshohet se ka përplasur motoçiklistin, duke i shkaktuar kështu plagë serioze.

Përveç shoferit gë motoçikletës, edhe pasagjerja ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes natën kur ndodhi aksidenti kanë dalë njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Mësohet se për shkak të gjendjes së viktimës, gjatë djtës së djeshme, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor të shoferit të dyshuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat