“Ki me pagu”/ Mërgimtari nga Gjermania ia bjen shpirtin në fyt bashkëshortes në Kosovë, e vëzhgon nonstop në kamera

Kronikë e zezë

“Ki me pagu”/ Mërgimtari nga Gjermania ia bjen shpirtin në fyt bashkëshortes në Kosovë, e vëzhgon nonstop në kamera

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:46
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur me një grua në Suharekë e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga burri i saj.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e saj, i shoqi punon dhe jeton në Gjermani dhe që atje e përcjell në çdo hap përmes kamerave të sigurisë. E së fundi 34-vjeçari dyshohet se i ka kërkaur që ta lëshojë shtëpinë së bashku me fëmijët e tyre.

Po ashtu ai dyshohet se e ka kërcënuar se do e paguajë këtë dhe jo vetëm me para, por edhe në forma tjera të cilat do i marrë vesh më vonë.

E shqetësuar nga kjo situatë, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka pohuar se ndjehet e rrezikuar nga bashkëshorti.

Ajo bashkë me fëmijët ka shkuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari është vendosur në stoplistë dhe do të arrestohet posa të hyjë në territorin e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat