Vrasje në tentativë në Sibofc të Podujevës, i qëllohet vetura me pesë predha

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Sibofc të Podujevës, i qëllohet vetura me pesë predha

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Sibofc të Podujevës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 19:34.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme- bagazh”, thuhet në raport.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia po ashtu njofton se është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjet asgjë e dyshuar.

I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat