Kapet në Prizren 51-vjeçari i dënuar për mashtrim, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronikë e zezë

Kapet në Prizren 51-vjeçari i dënuar për mashtrim, dërgohet në vuajtje të dënimit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 08:23
Ilustrim

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Gjatë ditës së djeshme, kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Siç thonë burimet brenda Prokurorisë, në mesin e tyre është edhe një 51-vjeçar, I.S., i cili është kapur nga Policia dje në rrugën “William Volker” në Prizren, ku pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilin Gjykata kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrim”.

Pasa arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, 51-vjeçari është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat