Arrestohet 37 vjeçari në Vushtrri, ishte në kërkim nga Policia

Kronikë e zezë

Arrestohet 37 vjeçari në Vushtrri, ishte në kërkim nga Policia

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 37 vjeçar në Vushtrri, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Siç njofton Policia, XH.I kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”.

“Nga njësitet e Stacionit Policor në Vushtrri, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Ndaj personit të arrestuar: Xh. I.,37 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje paautorizuar e substancave narkotike”. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për raportim dhe bashkëpunim me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat