Vëllezërit Qerkinaj në Drenicë kapen me Policinë

Kronikë e zezë

Vëllezërit Qerkinaj në Drenicë kapen me Policinë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kansoje serioze, që eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Aksionet e ndryshme shumë shpesh ëprcillen edhe me rezistencë nga të dyshuarit, të cilët tentojnë t’i ikin drejtësisë.

Kështu ka ndodhur edhe të martën, në qytetin e Drenasit, ku Policia ka ndaluar një person, që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, pasi ishte dënuar me burgim për një rast të mëhershëm.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Agron Qerkinaj, i cili u kap në parkingun e një qendre tregtare, teksa ishte në veturë me vëllain e tij, Lulzim Qerkinaj, që përfundoi po ashtu në prangat e Policisë.

Sinjali mëson se fillimisht Agroni ka kundërshtuar shoqërimin e tij në stacion policor, duke i kërcënuar zyrtarët policorë që e ndaluan se do ta pësojnë nëse e arrestojnë. Për ta futur situatën nën kontroll, Policia menjëherë e ka arrestuar, por është penguar nga vëllai tjetër, Lulzimi.

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet se e ka sulmuar njërin nga policët që ia arrestuan vëllain, duke i kanosur seriozisht me fjalët “e shihni ju , kena më kry këtë punë privatisht”, thonë tutje burimet.

Pas kërcënimeve dhe sulmit ndaj Policisë, Lulzim Qerkinaj, ka ikur nga vendi i ngjarjes, por nuk e shijoi lirinë gjatë, pasi një njësi policore arriti ta arrestojë.

Vëllai i tij, Agroni është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin, ndërkaq i dyshuari tjetër është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimit për veprat me të cilat ngarkohet.  

Shënim: Personat  e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat