Serbi i Serbisë ia vjedh telefonin serbit të Kosovës, arrestohet

Kronikë e zezë

Serbi i Serbisë ia vjedh telefonin serbit të Kosovës, arrestohet

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:53
Ilustrim

Një qytetar i komunitetit serb me shtetësi të Serbisë ka hyrë ilegalisht në Kosovë dhe ia ka vjedhur telefonin një serbi me shtetësi të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Shtërpcë 23.06.2023-19:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull serb–shtetas i Serbisë pasi i njëjti i kishte vjedhur telefonin ankuesit mashkull serb kosovar.

Pas verifikimit të kryer është konstatuar se i dyshuari kishte hyr ilegalisht në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat