Rrahu nënën e tij, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Kronikë e zezë

Rrahu nënën e tij, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në njoftim.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat