Aksioni i policisë në Veternik, polica thotë se i dyshuari për t’i ikur kontrollit e goditi me veturë policen

Kronikë e zezë

Aksioni i policisë në Veternik, polica thotë se i dyshuari për t’i ikur kontrollit e goditi me veturë policen

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një zyrtare policore është lënduar dje gjatë tentim-ndalimit të një veture.

Gjatë kësaj kohe policia ishte duke e zhvilluar një aksion policor.

Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma.

“ Veternik, Prishtinë, 23.06.2023 – 18:50. Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor,  gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore.  Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat