Ferizaj, dy qytetarë gjejnë para dhe i dorëzojnë në Polici

Kronikë e zezë

Ferizaj, dy qytetarë gjejnë para dhe i dorëzojnë në Polici

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:22
Policia

Policia ka informuar sot se në dy raste të ndara dy qytetarë nga Ferizaj kanë gjetur para dhe i kanë dorëzuar në stacionin policor.

Njëri rast ka ndodhur dje, ndërsa tjetri sot.

Policia ka lutur pronarët e parave që të paraqiten në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për të ju dorëzuar pastaj.

“Dje, rreth orës 13:00 qytetari I.Shyti i moshës 59 vjeçar, në trotuar afër një autolarje ‘’Kemi Petrol’’ në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla ‘’ në Ferizaj i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Ndërsa sot, rreth orës 12:35 qytetari A.Sallahu i moshës 26 vjeçar nga Ferizaj, tek qendra ‘’Village Shopping & Fun’’ në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policsë në Ferizaj.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Policia e Ferizajt i ka falënderuar dy qytetarët për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat