540 bimë kanabisi gjenden mes hithrave në Istog

Kronikë e zezë

540 bimë kanabisi gjenden mes hithrave në Istog

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:18
Kanabis

Në Istog janë vërejtur bimë hashashi nga një person i cili më pas ka lajmëruar Policinë.

Policia ka parë se bimët e kanabisit ishin nëpër hithra dhe shkurre dhe sipas saj, “vërehej” se nuk ishin nën përkujdesjen e dikujt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa bimë të dyshuara si bimë narkotike. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se kishte disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të cilat ishin nëpër hithra dhe shkurre, dhe vërehej se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri”, është njoftuar përmes raportit ditor të PK-së.

Prokurori i Shtetit ka rekomanduar që nga vendi i ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi i bimëve.

Pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara, gjithsej 540 bimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat