Tejkaluan në vijë të plotë, 150 euro gjobë ndaj dy personave dhe marrje e patentë shoferit për tre muaj

Kronikë e zezë

Tejkaluan në vijë të plotë, 150 euro gjobë ndaj dy personave dhe marrje e patentë shoferit për tre muaj

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 150 euro gjobë ndaj dy shoferëve, dy pikë negative dhe heqje e patentë shoferit për tre muaj për shkak të tejkalimit në vijë të plotë.

Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në e-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto ku shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, ku kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që t’i identifikoj kundërvajtësit ndaj të cilëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001.

Në njoftim thuhet se të dhënat do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat