Plagosje në Pejë, mësohen emrat e të plagosurve, dyshohet se u gjuajtën nga babai me të birin

Kronikë e zezë

Plagosje në Pejë, mësohen emrat e të plagosurve, dyshohet se u gjuajtën nga babai me të birin

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Pak para mesnate krisma armësh janë dëgjuar mbrëmë në Pejë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Pashë Gucia”.

Një mosmarrëveshje e çastit mes dy grupeve ka përfunduar me plagosjen e katër personave, dy me lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë me lëndime të lehta.

Burime të medias bëjnë të ditur se të dyshuarit për plagosjen e këtyre personave janë babë e bir, Henri dhe David Deda nga Peja.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas medias të plagosur kanë mbetur Enes Smajli dhe Azem Mulaj, ndërsa me lëndime të lehta Rian Bakraqi dhe Veton Loxha.

Dy të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat