U rrëzua punëtori – Pronari i kompanisë “Fidola” konfirmon arrestimin e djalit të tij: Mezi po presin

Kronikë e zezë

U rrëzua punëtori – Pronari i kompanisë “Fidola” konfirmon arrestimin e djalit të tij: Mezi po presin

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Një punëtor i kompanisë së ndërtimit “Fidola ShPK”, që ndodhet në Zllatar të Prishtinës është rrëzuar nga skelet teksa po punonte. Pas rastit në pranga ka rënë menaxheri i kompanisë, i cili është djali i pronarit, Isak Fejza. Ndërkohë që policia e inspektorati kanë nisur hetime

Fejza ka konfirmuar se gjendja e punëtorit është stabile teksa shtoi se djali i tij është dërguar në mbajtje.

Ai ka deklaruar se punëtori ka qenë i pajisur me pajisjet e nevojshme të punës.

Një punëtor i kompanisë së ndërtimit “Fidola ShPK”, që ndodhet në Zllatar të Prishtinës është rrëzuar nga skelet teksa po punonte. Pas rastit në pranga ka rënë menaxheri i kompanisë, i cili është djali i pronarit, Isak Fejza. Ndërkohë që policia e inspektorati kanë nisur hetimet .

Fejza ka konfirmuar se gjendja e punëtorit është stabile teksa shtoi se djali i tij është dërguar në mbajtje.

Ai ka deklaruar se punëtori ka qenë i pajisur me pajisjet e nevojshme të punës.

“Po është rrëzuar, gjendja e tij është stabile ka pasur një operim, është rrëzu prej 70 centimetrave përmbrapa, të gjitha pajisjet i ka pasë, ka qenë i regjistruar po ja që ka ndodhë, taksirati“.

“Po djali është arrestu, tash e keni pa, po na shtinë në burg mezi po presin”, deklaroi Fejza.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Hetimi është nisur nën dyshimin e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Prishtinë 10.06.2023 – 16:43. Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Personi përgjegjës i kompanisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat