Therja me thikë e 25-vjeçarit në Vushtrri, gjykata merr vendim për të dyshuarin kryesor

Kronikë e zezë

Therja me thikë e 25-vjeçarit në Vushtrri, gjykata merr vendim për të dyshuarin kryesor

Më: 23 maj 2023 Në ora: 08:06
Ilustrim

Gazeta ka raportuar para dy ditësh për një incident që ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri ku për motive akoma të panjohura, një 25-vjeçar është therur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. Dy personat e dyshuar kanë rënë të dielën në prangat e Policisë, teksa brenda afatit ligjor janë ndërmarrë veprimet e tjera.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ndaj të dyshuarit kryesor S.Gubetini, është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, me ç’rast i njëjti ka dalë dje përballë gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sinjali mëson se ndaj tij, është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji.

Përveç tij dhe të dyshuarit tjetër, të njëjtat burime thonë se edhe viktima dhe një dëshmitar, dyshohen se janë përfshirë në përleshje, prandaj edhe ata do të hetohen si të dyshuar për rastin.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në mëngjesin e 21 majit, kur të dyshuarit fillimisht kanë pasur një mosmarrëveshje momentale, që më pas eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i lënduar.

Si pasojë e plagëve, viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, kurse njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat