Pronari i lokalit në Dragash e bën llom qiraxhiun

Kronikë e zezë

Pronari i lokalit në Dragash e bën llom qiraxhiun

Më: 9 maj 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një konflikt ka ndodhur dje në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht qiraxhiun e tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes palëve lidhur me lokalin që është lëshuar me qira, me ç’rast 65-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike.

Si pasojë e kësaj, 58-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e tij edhe në organet e hetuesisë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat