Arrestohet një person për grabitjen në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për grabitjen në Prishtinë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Është arrestuar një person nën dyshimin për grabitjen i armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me iniciale D.G. gjendej në ndalim policor në Prizren, i njëjti është intervistruar dhe sekuestruar prova materiale.

Në vazhdimësi te veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur”, thuhet në njoftim.

Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:

-para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat