Therje me thikë në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan

Kronikë e zezë

Therje me thikë në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan

Më: 4 maj 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Zija Shemsiu” te kampusi i shkollave të mesme në Gjilan.

Lidhur me këtë policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur.

Viktima ndihmën e parë  e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas  është dërguar në QKUK Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat