Dy të rinj në Lipjan arrestohen për vjedhje

Kronikë e zezë

Dy të rinj në Lipjan arrestohen për vjedhje

Më: 27 prill 2023 Në ora: 21:14
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë, njërin për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 10.04.2023, ndërsa një person tjetër është arrestuar për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

I dyshuari G.A është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Personi i arrestuar për vjedhje të rëndë: G.A, mashkull, 22 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, në rastin e dytë, policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura.

“A.D, mashkull 19 vjeç, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura i është iniciuar rast për Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të pērfituara me kryerjen e veprës penale”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat