Tejkalojnë në vijë të plotë, dy gjilanasve u merren patentë shoferët

Kronikë e zezë

Tejkalojnë në vijë të plotë, dy gjilanasve u merren patentë shoferët

Më: 24 prill 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Gjilan falë bashkëpunimit me mediat edhe qytetarët ka arritur që identifikoj dy kundërvajtës, të cilët me automjetet e tyre në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë tejkaluar në vijë të plotë.

Ndaj të njëjtëve policia ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar nga dy (2) pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat