Aksidenti i rëndë në Komoran - Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Komoran - Policia jep detaje

Më: 24 prill 2023 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, derisa lëndime kanë pësuar dy persona.

Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura.

Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat