Parandalohet kontrabanda me substanca narkotike në Dubravë

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda me substanca narkotike në Dubravë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 17:48

Në Qendrën e Korrektuese Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat