Trazohen banorët e Prishtinës: Në ditë Bajrami dikush ia resh armës, plumbi përfundon në murin e një shtëpie

Kronikë e zezë

Trazohen banorët e Prishtinës: Në ditë Bajrami dikush ia resh armës, plumbi përfundon në murin e një shtëpie

Më: 22 prill 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Një krismë arme u dëgjua edhe dje në rrugën ‘Xhafer Deva’ në Prishtinë, por që nuk dihet se nga ka ardhur.

Media mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një 31-vjeçar, i cili ka deklaruar se derisa ishte duke qëndruar me punëtorin e tij, kanë dëgjuar një të shtënë arme. Po ashtu ka vërejtur se një predhë e plumbit ka përfunduar në murin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar predhën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor në rast, ndërsa momentalisht nuk ka persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat